Zidane: Franca e meritonte fitoren ndaj Italisë

Trajneri i Francës, Zinedine Zidane, u shpreh i pakënaqur pas barazimit 1-1 me Italinë, duke theksuar se skuadra e tij mund të kishte marrë më shumë nga kjo përballje e Ligës së Kombeve.

Të lidhura

None found

Takimi i zhvilluar të premten në mbrëmje në Saint-Denis të Parisit nisi me golin e Michael Olise, i cili realizoi në pjesën e dytë pas një goditjeje dënimi të ekzekutuar në mënyrë të shkëlqyer. Megjithatë, vetëm 13 minuta më vonë, Alessandro Bastoni vendosi ekuilibrin.

“Jam i zhgënjyer, pasi meritonim më shumë. Krijuam mundësi për ta mbyllur ndeshjen, por nuk arritëm ta bënim këtë. Futbolli ndonjëherë është i tillë”, deklaroi Zidane për Rai Sport pas përfundimit të ndeshjes.

Për Zidane, kjo ishte paraqitja e parë në shtëpi si trajner i Francës. Në dy ndeshjet e para të grupit në Ligën e Kombeve, “Les Bleus” kishin luajtur në transfertë.

“Ishte një moment emocionues. Synonim t’i dhuronim kënaqësi stadiumit dhe gjithë kombit, por këtë herë nuk ndodhi”, tha ai.

Trajneri francez vlerësoi gjithashtu kundërshtarin, duke nënvizuar se Italia e zhvilloi ndeshjen sipas mënyrës së saj. “Kur të jepet mundësia për të shënuar, duhet ta shfrytëzosh, sepse në të kundërt mund të ndodhin situata të tilla. Jam i kënaqur me atë që bëmë. Tani duhet të pushojmë dhe të përgatitemi për sfidën e radhës”.

“Kjo është Italia. Mund të ketë një paraqitje të dobët, por edhe një ndeshje shumë të mirë. Ata fituan në Turqi dhe sonte luajtën futbollin e tyre. U mbrojtën me kujdes dhe në sulm kanë gjithmonë mundësi të shënojnë”, përfundoi francezi.


sultanbeyli escortjojobettipobetMarsbahisCasino welcome bonusjojobetmarsbahismarsbahisjojobet girişcasinoroyalmadridbet girişmadridbetholiganbet girişholiganbetholiganbet girişholiganbetMadridbet girişbahsegelMadridbetMarsbahisjojobet girişbahsegelstarzbetholiganbetjojobetjojobet girişhuhubetbetciobetcio girişbetcio günceljojobet girişjojobetjojobetjojobet girişzbahissekabet