Nga procedimi i 2 viteve më parë te arrestimi i sotëm, çfarë fshihet pas dosjes së këngëtarit Erind Xhaferi në Fier

Një tjetër detaj është bërë i ditur lidhur me arrestimin e këngëtarit fierak Erind Xhaferi paraditen e sotme, i cili u ndalua nga Policia e Fierit pas një denoncimi për përndjekje të dyshuar të disa vajzave të mitura dhe kryerje të veprimeve të turpshme ndaj tyre. Sic raportohet, Xhaferi ishte proceduar edhe rreth dy vite më parë, pas një denoncimi për një rast të dyshuar ngacmimi seksual. Në atë kohë, ndaj tij nuk ishte vendosur masa e arrestit dhe çështja ishte ndjekur në gjendje të lirë.

Në rastin e fundit, policia është vënë në lëvizje pas një telefonate në sallën operative, ku disa vajza kanë raportuar rastin. Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë kryer verifikimet në terren dhe më pas kanë ndërmarrë veprimet për dokumentimin e ngjarjes. Në vijim të këtyre veprimeve, Erind Xhaferi është ndaluar dhe shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, ku kanë vijuar procedurat e mëtejshme.

Të lidhura

None found

Sipas informacioneve paraprake, ndaj këngëtarit është ngritur dyshimi për veprën penale të parashikuar nga neni 108 i Kodit Penal, “Vepra të turpshme”. Hetimet për rastin vijojnë, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.


Shtuar më 2.10.2026 22:39

sultanbeyli escortjojobetjojobettipobetMarsbahisCasino welcome bonusjojobetmarsbahismarsbahisjojobet girişcasinoroyalmadridbet girişmadridbetMadridbet girişMadridbetMadridbet girişMadridbetMadridbet girişbahsegelMadridbetMarsbahisjojobet girişbahsegelzbahissekabetstarzbetholiganbetjojobetjojobet girişhuhubetbetciobetcio girişbetcio güncel