Ministria kthen 19 vendime të Prishtinës, Pacolli thotë se u mungon baza ligjore

Ministrja Fitore Pacolli njoftoi se Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka kthyer 19 vendime të Kuvendit Komunal të Prishtinës, të cilat lidhen me përcaktimin e lokacioneve për projekte të ndryshme.

Sipas saj, vendimet nuk mbështeten në ligj dhe bien ndesh me dokumentet aktuale të planifikimit hapësinor. Pacolli theksoi se kthimi i tyre nuk synon t’i pengojë projektet, por lidhet me mungesën e bazës ligjore.

Të lidhura

None found

Në reagimin e saj, ajo kritikoi qeverisjen e Përparim Ramës, duke e cilësuar si të mbështetur në improvizime dhe shkelje ligjore. Pacolli tha se, gjatë pesë vjetëve në krye të Prishtinës, kryetari nuk ka vepruar sipas rregullave që kërkohen për projektet publike dhe zhvillimin urban.

Ajo shtoi se destinimet dhe parametrat urbanë duhet të përcaktohen në përputhje me planet e miratuara dhe ligjet e shtetit, e jo sipas interesave të çastit apo marrëveshjeve që, sipas saj, kalojnë përmes asambleistëve komunalë. Pacolli pretendoi gjithashtu se vendimet e kthyera për mungesë mbështetjeje ligjore pasohen nga ankesa për bllokim projektesh.

“Askush nuk të pengon kur vepron drejt; pengesë bëhen shpërfillja e ligjit dhe mungesa e transparencës”, u shpreh ajo.


Shtuar më 2.10.2026 22:33

sultanbeyli escortroyalbet üyelik ve kayıtonwinligobetjojobetjojobettipobetMarsbahisCasino welcome bonusjojobetmarsbahismarsbahisjojobet girişcasinoroyalAlanya escortmadridbet girişmadridbetMadridbet girişMadridbetMadridbet girişMadridbetMadridbet girişmeritkingbahsegelMadridbetMarsbahisjojobet girişbahsegelzbahissekabetstarzbetholiganbetjojobetjojobet girişhuhubetbetciobetcio girişbetcio güncel