Shqipëria pritet të mbyllë Kapitullin 20 më 13 tetor, Rama drejt Brukselit për konferencën me BE-në

Shqipëria mund të bëjë një hap të ri në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, me mbylljen e përkohshme të një tjetër kapitulli negociues.

Sipas burimeve diplomatike në Komisionin Evropian, të cilat folën për gazetarin e Top Channel, Muhamed Veliu, po shqyrtohet data 13 tetor për takimin e radhës ndërqeveritar mes Presidencës së BE-së dhe Shqipërisë.

Të lidhura

None found

“Shpresojmë që 13 tetori të sjellë një tjetër ‘super të martë’, kur Shqipëria do të mbyllë një kapitull të ri. Mali i Zi, ndërkohë, pritet të përmbyllë tre kapituj”, u shpreh burimi.

Informacionet e siguruara nga Top Channel bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Kapitullin 20, që përfshin Biznesin dhe Politikat Industriale.

Më 14 korrik 2026, Shqipëria përmbylli përkohësisht tre kapitujt e parë të negociatave për anëtarësim: Kapitullin 25, për Shkencën dhe Kërkimin; Kapitullin 26, për Arsimin dhe Kulturën; si dhe Kapitullin 30, për Marrëdhëniet e Jashtme.

Tre muaj më parë, nga Brukseli, kryeministri Edi Rama e përshkroi mbylljen provizore të këtyre kapitujve si një tjetër gur kilometrik në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit të plotë në BE.

Rama ka bërë të ditur se synon përfundimin e negociatave deri në vitin 2027, me objektivin që Shqipëria të anëtarësohet plotësisht në Bashkimin Evropian në vitin 2030.


Shtuar më 2.10.2026 21:48

sultanbeyli escortjojobetjojobettipobetMarsbahisCasino welcome bonusjojobetmarsbahismarsbahisjojobet girişcasinoroyalmadridbet girişmadridbetMadridbet girişMadridbetMadridbet girişMadridbetMadridbet girişbahsegelMadridbetMarsbahis Girişjojobet girişbahsegelzbahissekabetstarzbetholiganbetjojobetjojobet girişhuhubetbetciobetcio girişbetcio güncel