Ndërsa zgjedhjet lokale po afrohen, Sali Berisha po kërkon të zgjerojë bashkëpunimin brenda opozitës, duke përfshirë edhe qytetarët që prej 125 ditësh protestojnë në bulevard.
Gjatë një vizite në Korçë, kreu i Partisë Demokratike publikoi ftesën e parë për përgatitjen e garës vendore të vitit 2027.
Të lidhura
None found
Berisha: Si forcë politike, synojmë të ndërtojmë një front të gjerë opozitar dhe jemi të hapur për propozimet për kandidatët. I ftoj edhe përfaqësuesit e protestës të paraqesin emrat e tyre, të cilët do t’i shqyrtojmë.
Kreu i PD-së shprehu gjithashtu mbështetjen për zhvillimin e zgjedhjeve lokale në dy raunde, në mënyrë që drejtimin e bashkive ta marrë kandidati që fiton shumicën e votave.
Berisha: E mbështes balotazhin në zgjedhjet lokale. Kandidati i zgjedhur duhet të ketë shumicën absolute të votave të zgjedhësve.
Ditën e shtunë, Berisha ka ftuar në një takim aleatët tradicionalë të opozitës, me synimin për të hapur diskutimet mbi zgjedhjet lokale.
