Loftus-Cheek mund të largohet nga Milani, shtatë klube të Premier League interesohen për të

E ardhmja e Ruben Loftus-Cheek në radhët e Milanit vazhdon të jetë e pasigurt, ndërsa mesfushori anglez mund të largohet nga klubi italian që gjatë merkatos së janarit. Rikthimi i tij në Premier League shihet si një nga alternativat më të mundshme.

Të lidhura

None found

Sipas TEAMtalk, Milani ka nisur të kontaktojë me disa skuadra angleze për të shqyrtuar mundësinë e transferimit të lojtarit gjatë afatit kalimtar të dimrit.

Situata e Loftus-Cheek lidhet kryesisht me hapësirat e pakta që po gjen në formacion, si edhe me kontratën që i përfundon në fund të këtij sezoni. Deri tani, palët nuk kanë zhvilluar bisedime për rinovimin e saj.

Informacionet e publikuara nga TEAMtalk bëjnë të ditur se ndërmjetësit kanë komunikuar me shtatë klube të Ligës Premier: Tottenham, Newcastle, Everton, Crystal Palace, Nottingham Forest, Sunderland dhe Fulham.

Një lëvizje e tillë do t’i mundësonte mesfushorit të rikthehej në futbollin anglez, pas periudhës së kaluar në Serie A. Loftus-Cheek është lojtar i Milanit që prej vitit 2023, kur u transferua nga Chelsea.

Me vetëm gjashtë muaj të mbetur në kontratën e tij, klubi kuqezi do të ishte i gatshëm ta shiste anglezin për një shifër relativisht të ulët, e cila nuk do të tejkalonte 5 milionë euro.

Për këtë arsye, afati kalimtar i janarit mund të sjellë një vendim për të ardhmen e Loftus-Cheek, sidomos nëse vazhdon të ketë pak minuta aktivizimi në Milano.


sultanbeyli escortjojobetjojobettipobetMarsbahisCasino welcome bonusjojobetmarsbahismarsbahisjojobet girişcasinoroyalmadridbet girişmadridbetMadridbet girişMadridbetMadridbet girişMadridbetMadridbet girişbahsegelMadridbetMarsbahis Girişjojobet girişbahsegelzbahissekabetstarzbetholiganbetjojobetjojobet girişhuhubetbetciobetcio girişbetcio güncel