Pasi përfunduan fjalimet e mbajtura përpara Kryeministrisë, protestuesit nisën marshimin në rrugët e Tiranës, ndërsa kushtet e vështira atmosferike ndikuan në mbylljen e kësaj pjese të tubimit.
Gjatë protestës, qytetarë të shumtë u ngjitën në podiumin e vendosur para godinës së qeverisë, ku kërkuan ndryshim dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Të lidhura
None found
Ndër thirrjet e përsëritura nga pjesëmarrësit ishin “Edi Rama, jep dorëheqjen”, “Ju erdhi fundi”, “Rama në burg, Berisha në burg” dhe “Ndryshim sistemi”.
Marshimit iu bashkuan qytetarë nga kategori të ndryshme, përfshirë fëmijë, të moshuar, studentë, profesionistë dhe aktivistë, të cilët vijuan qëndresën e tyre qytetare.
Tubimi zhvillohet në ditën e 121-të të protestave. Përmes pankartave, sloganeve dhe marshimit në kryeqytet, qytetarët vazhdojnë të shprehin kundërshtimin ndaj qeverisë.
