Rrjetet sociale po “ziejnë” ditët e fundit pas publikimit të disa videove intime, ku në to shfaqen persona të njohur nga bota e artit. Në lidhje me këtë situatë, ka ardhur një reagim nga Jonida Vokshi, në një moment të vështirë për mikeshën e saj të afërt, Monika Lubonja.
Përmes një postimi në Instagram, Jonida ka publikuar një foto të saj, të shoqëruara me një mbishkrim të shkurtër, por domethënës: “Nuk janë fjalët, por prania, ajo që ka rëndësi!”
Të lidhura
None found
Edhe pse nuk e përmend drejtpërdrejt Monika Lubonjën dhe nuk i referohet hapur situatës që e ka vendosur atë në qendër të vëmendjes ditët e fundit, mesazhi i Jonidës është interpretuar si një shenjë mbështetjeje për mikeshën e saj.

