Ditën e djeshme Haiti u godit nga një tërmet i fuqishëm i cili shembi e dëmtoi qindra ndërtesa.
Deri më tan inga ky tërmet janë konfirmuar 304 viktima dhe më shumë se 1,800 të plagosur.
Ndërsa kërkimet vijojnë, mediat e huaja kanë publikuar momentin kur dy fëmijë të mitur nxirren nga rrënojat e një ndërtese të rrafshuar.
Kujtojmë se ky tërmet i fuqishëm vjen 11 vite pas një lëkundje po aq të fortë që që mori qindra jetë njerëzish.
Epiqendra e tërmetit të së shtunës ishte rreth 12 km (7.5 milje) nga qyteti Saint-Louis du Sud, tha Shërbimi Gjeologjik Amerikan (USGS)./albeu.com