Konfirmohet rasti i parë me Ebola pas 30 vjetësh në Bregun e Fildishtë

Ministri i Shëndetësis në Bregun e Fildishtë ka njoftuar se për herë të parë pas 30 vjetësh është konfirmuar një rast me sëmundjen e Ebola-s, raporton albeu.com.

Me këtë sëmundje është prekur një 18-vjeçare, tha ministry Pierre Deba, ndërsa sqaroi se rastet e dyshuara po izolohen.

Organizata Botërore e Shëndetit ka konfirmuar vendndodhjen e rastit Ebola, duke theksuar se është i pari që është gjetur që nga viti 1994.

Sipas një njoftimi të OBSH -së , e reja është shtruar në spital dhe aktualisht po merr trajtim mjekësor./albeu.com

 

 

 

 


Shtuar 15.08.2021 08:35