Vilson Bala paraqitet në SPAK për hetimet mbi dosjen e Ergys Agasit

Këtë të mërkurë, drejtori i Policisë së Korçës, Vilson Bala, është paraqitur pranë Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Thirrja e tij nga SPAK bëhet në kuadër të hetimit për dosjen e biznesmenit Ergys Agasi, ndaj të cilit është caktuar masa e sigurisë “arrest në burg”.

Të lidhura

None found

Burime paraprake bëjnë me dije se Bala pritet të pyetet nga prokurorët që po ndjekin çështjen. Deri tani, autoritetet nuk kanë dhënë detaje rreth dëshmisë që ai do të japë.

Çështja ndaj Agasit është pjesë e një hetimi të gjerë të SPAK. Ai dyshohet për konkurrencë të paligjshme përmes dhunës, heqje të paligjshme të lirisë, shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera, pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, pastrim parash dhe korrupsion pasiv.


Shtuar më 30.09.2026 10:24

sultanbeyli escortMarsbahispusulabetjojobetjojobetcasibomMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahismarsbahis güncel girişcasinoroyalmadridbetmadridbet girişmadridbetholiganbetholiganbet girişbetpark girişbetparkbahsegelbahsegeljojobetmarsbahisfixbetfixbet girişjojobet giriş