Kombëtarja e Kosovës ka filluar përgatitjet për takimin e fundit të këtij edicioni të Ligës së Kombeve. Të martën, Dardanët do të luajnë kundër Irlandës në Dublin.
Pas barazimit të djeshëm me Izraelin, Kosova e pret përballjen me irlandezët si një ndeshje vendimtare për vendin e dytë në grup.
Të lidhura
None found
Franco Foda punoi me 13 futbollistë gjatë stërvitjes në stadiumin “Fadil Vokrri”. Lojtarët që e nisën si titullarë ndeshjen ndaj Izraelit kryen ndërkohë një seancë rigjeneruese në palestrën e hotelit.
Pasditen e sotme, përfaqësuesja e Kosovës do të niset për në Dublin, ku do të vijojë përgatitjet për ndeshjen e rëndësishme të së martës.
Për të synuar vendin e dytë në grup dhe për ta përfunduar sa më mirë këtë edicion të Ligës së Kombeve, Kosovës i nevojitet një paraqitje e mirë në këtë transfertë.







