Edicioni i 10-të i Maratonës së Tiranës nis me rreth 5,800 garues, kufizohet qarkullimi në kryeqytet

Edicioni i dhjetë i Maratonës së Tiranës, një nga ngjarjet më të rëndësishme sportive në kryeqytet, nis sot në orën 08:00 me pjesëmarrjen e rreth 5,800 garuesve.

Këtë vit, programit i është shtuar për herë të parë gara e 5 kilometrave, e cila u jep mundësi të marrin pjesë më shumë qytetarëve dhe vrapuesve.

Të lidhura

None found

Përgatitjet për maratonën kanë zgjatur gjashtë muaj. Në organizim janë përfshirë rreth 600 vullnetarë, 800 punonjës policie dhe 500 punonjës të Bashkisë së Tiranës, të angazhuar për mbarëvajtjen e garës dhe sigurinë e pjesëmarrësve.

Zhvillimi i maratonës do të kufizojë ndjeshëm lëvizjen e automjeteve. Deri në orën 16:00, qarkullimi do të jetë i bllokuar në shumë akse kryesore, mes tyre e gjithë Unaza e Vogël, bulevardi “Zogu i Parë” dhe Bulevardi i Ri.

Automjetet nuk do të lejohen as në segmentin nga sheshi “Skënderbej” te sheshi “Nënë Tereza”, në Rrugën e Kavajës, Rrugën e Durrësit, rrugën “Myslym Shyri”, rrugët e zonës së ish-Bllokut dhe kryqëzimet që lidhin bulevardin me Rrugën e Elbasanit.

Gjatë ditës së sotme, disa linja të transportit publik urban do të ndryshojnë itinerar për shkak të garës. Drejtuesit e automjeteve dhe qytetarët këshillohen t’i planifikojnë lëvizjet duke marrë parasysh kufizimet dhe duke përdorur rrugë alternative.


grandpashabet facebookBursa Escortgrandpashabet facebookjojobetgrandpashabet resmi girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetgrandpashabet girişkahraman haberdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişgrandpaşhabetonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetkavbetgrandpashabet girişjojobetjojobet