Një vajzë 5 vjeçe ka humbur jetën në Itali, pasi u godit nga një furgon në qendër të Bolzanos, në afërsi të një qendre tregtare.
Të lidhura
None found
E mitura u transportua me urgjencë në spital, por plagët e rënda të marra nga përplasja i shkaktuan vdekjen.
Ngjarja ndodhi të martën në mëngjes, më 29 shtator, rreth orës 10:20, në Via Garibaldi, përpara një prej hyrjeve të qendrës tregtare WaltherPark dhe pranë stacionit të trenit.
Autoritetet lokale kanë nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat e sakta të aksidentit.
