Programi kombëtar i strehimit pritet të hapë aplikimet gjatë muajit nëntor, duke parashikuar kredi të buta për 4000 familje dhe qira të subvencionuara për 3000 përfitues. Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, deklaroi se zbatimi i këtij programi kërkon miratimin e një ligji të ri, i cili do të mundësojë nisjen e aplikimeve.
Ibrahimaj bëri të ditur gjithashtu se do të prezantohet një platformë online, ku qytetarët do të mund të shohin çmimet e rreth 160 produkteve ushqimore. Platforma synon të shërbejë si pikë referimi për tregun dhe konsumatorët.
Të lidhura
None found
Gjatë konferencës për shtyp, ku u prezantuan të dhënat e INSTAT mbi rritjen ekonomike, ministrja theksoi edhe shtimin e investimeve të huaja këtë vit, me një normë vjetore mbi 50. Sipas saj, më shumë se gjysma e këtyre investimeve është orientuar drejt tregut të pasurive të paluajtshme.
