Mungesa e Veliajt ndez debatet në Këshillin Bashkiak të Tiranës: Kush ka kompetencën të vendosë e të firmosë?

Edhe pse SPAK nuk e lejoi Erion Veliajn të ishte i pranishëm në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës, emri i tij u bë pjesë e një përplasjeje mes këshilltarëve të opozitës dhe përfaqësuesve socialistë.

Debati u përqendrua te drejtimi aktual i bashkisë më të madhe në vend dhe te personi që ushtron të drejtën për të marrë vendime e për të firmosur aktet zyrtare.

Të lidhura

None found

Ilda Zhulali kërkoi të dinte se kush e drejton Bashkinë e Tiranës, kush miraton dhe firmos urdhrat për prokurimet, investimet, pagat dhe ndihmën sociale, si dhe kush e ka aktualisht të drejtën e firmës në institucion.

Dorjan Teliti iu përgjigj me tone të ashpra, duke deklaruar se këshilltarët duhet të pyesin se kush e drejton bashkinë dhe duke kundërshtuar pohimin se ajo drejtohet nga Veliaj, të cilin e cilësoi si rezident të burgut të Durrësit.

Këshilltari socialist Eridian Salianji i konsideroi të papërshtatshme këto ndërhyrje dhe tha se prioritet duhet të jetë zgjidhja e problemeve të qytetarëve, jo përplasjet politike.

Eridian Salianji: Të merren masat dhe të vazhdojmë me miratimin e ndihmës ekonomike, pa e kthyer këtë sallë në një hapësirë intervistash. Kryetar bashkie është Erion Veliaj, i cili është zgjedhur nga qytetarët e Tiranës.

Opozita: Ai që e shkarkuat ju.

Eridian Salianji kërkoi gjithashtu, në emër të grupit socialist, që ndërprerja e fjalës gjatë seancës të pasohej me votim. Sipas tij, këshilli duhet të merret me zgjidhjen e shqetësimeve të qytetarëve dhe miratimi i akteve është më i rëndësishëm se debatet politike.

Mes çështjeve të diskutuara ishte edhe projektligji për ndarjen administrativo-territoriale.

Këshilltarët shqyrtuan gjithashtu propozimin për t’u dhënë titullin e nderit katër liderëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, si dhe shpërblimin për zjarrfikësit që u përballën me situatën e zjarreve.


Shtuar më 29.09.2026 19:55

sultanbeyli escortCasibomjojobetjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahismarsbahis güncel girişcasinoroyalmadridbet girişmadridbetjojobetjojobet girişcratosroyalbet girişcratosroyalbetcratosroyalbetcasibombahsegeljojobetbahsegelsekabetmarsbahis