Finlanda dhe Bjellorusia e mbyllën pa gola përballjen e zhvilluar në “Helsinki Olympic Stadium”, e vlefshme për raundin e dytë të Ligës C në Ligën e Kombeve.
Të lidhura
None found
Gjatë pjesës së dytë, Bjellorusia gjeti rrugën e rrjetës me Aleksandr Selyava në minutën e 65-të, por arbitri e anuloi golin për pozicion jashtë loje. Ky episod nuk ndryshoi rezultatin, me takimin që përfundoi në barazim.
Ky rezultat favorizon Shqipërinë, që në orën 20:45 do të përballet me San Marinon në transfertë. Një fitore do t’u mundësonte kuqezinjve të parakalonin Finlandën dhe të ngjiteshin në vendin e parë me pikë të plota.
