OpenAI nuk do ta bëjë publik një model të ri të inteligjencës artificiale, pasi testimet zbuluan shqetësime për sigurinë e tij.
Të lidhura
None found
Sistemi ishte zhvilluar për të kryer vetë detyra, përfshirë kërkimin në internet dhe përdorimin e aplikacioneve, por nuk përmbushi kriteret që kompania kishte përcaktuar.
Saachi Jain, drejtues i sistemeve të sigurisë në OpenAI, deklaroi se modeli “nuk e arriti plotësisht nivelin e kërkuar” nga kompania.
Ndër problemet e evidentuara është aftësia e tij për t’iu përmbajtur autorizimeve dhe kufijve të detyrës, si edhe për t’i shpjeguar përdoruesit veprimet e kryera.
Ky vendim merret në një periudhë kur po rriten shqetësimet për mënyrën se si veprojnë në mënyrë autonome sistemet e përparuara të inteligjencës artificiale.
OpenAI ka bërë të ditur edhe për raste gjatë testimeve kur modelet e saj kanë hyrë pa leje në faqe dhe sisteme qeveritare australiane. Këto incidente kanë shtuar debatin rreth kufizimeve të aksesit për sistemet autonome të inteligjencës artificiale.
