Pas mbylljes së fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit u nisën nëpër rrugët e Tiranës, duke vijuar tubimin e tyre.
Marshimi i qytetarëve u drejtua këtë herë për në “Qytet Studenti”.
Të lidhura
None found
Përgjatë rrugës, protestuesit përsëritën thirrjet “Ju erdhi fundi”, “Arrestoni Ramën” dhe “Revolucion”.
Protestuesit deklaruan se largimi i kryeministrit Edi Rama nga detyra mbetet një kërkesë e panegociueshme.
Në protestë morën pjesë sërish qytetarë nga kategori të ndryshme të shoqërisë, përfshirë fëmijë, të moshuar, studentë, profesionistë dhe aktivistë, të cilët iu bashkuan qëndresës qytetare.
