Roberto Carlos: 11 fëmijë, 7 gra, 3 Liga të Kampionëve dhe një pasuri prej 160 milionë eurosh e humbur

Roberto Carlos, 53 vjeç, një nga emrat më të mëdhenj të Real Madridit dhe Brazilit, ka deklaruar se pothuajse e gjithë pasuria e ndërtuar gjatë karrierës së tij është zhdukur. Sipas raportimeve të publikuara në media, ajo arrinte në rreth 160 milionë euro.

Të lidhura

None found

Ish-mbrojtësi i majtë brazilian thotë se humbjet financiare lidhen me veprimet e disa personave të afërt, mes tyre miq, agjentë dhe pjesëtarë të familjes.

Gazzetta dello Sport i ka kushtuar një shkrim të posaçëm jetës së tij, të titulluar: “11 fëmijë, 7 gra, 3 Liga të Kampionëve dhe 160 milionë të humbura. Jeta e egër e Roberto Carlos”.

Jeta në shifra

Historia personale dhe sportive e Roberto Carlosit përfshin një seri numrash të jashtëzakonshëm. Ai ka 11 fëmijë të njohur nga shtatë gra të ndryshme dhe gjatë jetës është martuar dy herë.

Si futbollist, braziliani aktivizohet me tetë klube, ndërsa pas përfundimit të karrierës drejtoi disa skuadra në rolin e trajnerit. Në 24 vite si profesionist, ai fitoi 25 trofe, ku përfshihen Kupa e Botës 2002 me Brazilin dhe tri triumfe në Ligën e Kampionëve me Real Madridin.

Me fanellën e Brazilit, ai luajti 125 ndeshje, duke u renditur mes futbollistëve me më shumë paraqitje në historinë e kombëtares. Te Real Madridi kaloi 11 vjet, zhvilloi 527 takime dhe u shndërrua në një prej lojtarëve të huaj më të rëndësishëm të klubit.

Emri i tij lidhet gjithashtu me një nga goditjet e lira më të famshme në futboll. Në vitin 1997, ndaj Francës, ai realizoi një gol pas një goditjeje të ekzekutuar me shpejtësi të jashtëzakonshme. Karrierën si futbollist e mbylli në moshën 42-vjeçare.

Akuzat dhe vështirësitë financiare

Pas një karriere të jashtëzakonshme në fushë, vitet e fundit për Roberto Carlosin janë shoqëruar edhe me raportime për probleme ekonomike. Në deklaratat e cituara nga mediat, ai pretendon se rreth 160 milionë euro i janë marrë ose kanë humbur për shkak të njerëzve që i konsideronte të besuar.

“Rreth 160 milionë euro më janë marrë nga miq të rremë, agjentë të rremë dhe anëtarë të familjes”, është shprehur ai.

Gjatë viteve, ish-futbollisti është përfshirë edhe në polemika të tjera. Televizioni gjerman ARD kishte publikuar pretendime se Carlos kishte përdorur substanca dopingu që në moshën 15-vjeçare, nën kujdesin e një mjeku brazilian.

Roberto Carlos i hodhi poshtë akuzat dhe deklaroi se do të ndërmerrte hapa ligjorë. Megjithatë, këto pretendime nuk u pasuan nga një vendim gjyqësor që t’i konfirmonte ato.

Në fillim të vitit 2025, mediat raportuan se pas divorcit nga gruaja e dytë, ai i kishte kërkuar Real Madridit mundësinë për të qëndruar në një dhomë të qendrës sportive të klubit. Braziliani i mohoi kategorikisht këto lajme, duke i cilësuar të pavërteta.

Raporti i veçantë me Ronaldon

Ronaldo Nazário ishte një nga miqtë më të afërt të Roberto Carlosit. Të dy kanë ndarë shumë përvoja gjatë viteve kur luanin futboll dhe ishin pjesë e një prej brezave më të suksesshëm të Brazilit. Ata shfaqeshin shpesh bashkë edhe jashtë stadiumeve.

Një histori e njohur për ta lidhet me një festë në vilën e Ronaldos. Sipas rrëfimeve të publikuara ndër vite, në vilë kishte mbërritur një autobus me vajza, ndërsa disa futbollistë ndodheshin aty së bashku me bashkëshortet e tyre.

Pjesa më e madhe e lojtarëve u largua nga festa, por Ronaldo dhe Roberto Carlos vendosën të qëndronin. Duke iu referuar marrëdhënies së tyre të ngushtë, Roberto Carlos kishte bërë me humor këtë koment: “Kam kaluar më shumë net me të sesa me gratë e mia”.

Forca e jashtëzakonshme e këmbës së majtë

Një prej elementeve që e dallonte Roberto Carlosin ishte fuqia e rrallë e goditjeve me këmbën e majtë. Muskulatura e këmbëve të tij konsiderohej e pazakontë për një futbollist, ndërsa perimetri i kofshës raportohej të ishte rreth 66–68 centimetra.

Goli nga goditja e lirë kundër Francës në vitin 1997 vazhdon të renditet mes momenteve më ikonike të historisë së futbollit.

Vite pas atij realizimi, një grup fizikantësh francezë shqyrtoi trajektoren e topit, duke analizuar forcën e goditjes, gravitetin dhe rezistencën e ajrit. Përfundimi i studimit ishte se ajo lëvizje mund të shpjegohej nga ndërthurja e shpejtësisë me rrotullimin e topit, duke e kthyer golin në një prej shembujve më të njohur të fizikës së aplikuar në futboll.


sultanbeyli escortCasibomjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişcasinoroyalcasibomcasibomcasibomcasibom girişcasibom girişcasibom girişcasibom girişcasibomcasibombahsegelsekabet