Destri Spielberg kurorëzon dashurinë me Jake Herskowitz, nga fustani me dantellë te puthja në perëndim

Destri Spielberg, vajza më e vogël e regjisorit të famshëm Steven Spielberg, i ka dhënë fund beqarisë. Ajo u martua të shtunën, më 26 shtator, me të fejuarin e saj, Jake Herskowitz, në East Hampton, New York.

Sipas “Daily Mail”, ceremonia u zhvillua në mënyrë private në East Hampton, aty ku Steven Spielberg ka një rezidencë familjare me vlerë rreth 64 milionë dollarë. Megjithatë, ende nuk dihet nëse dasma u mbajt pikërisht në pronën e regjisorit.

Të lidhura

None found

Për martesën e saj, Destri zgjodhi një fustan elegant dhe romantik, me dantellë franceze në pjesën e qafës dhe një fund të fryrë në formë tulipani. Veshja e nusërisë u realizua nga stilistja me bazë në New York, Celine Maisler.

Momente nga festa u ndanë edhe në rrjetet sociale. Sawyer, vëllai i madh i Destrit, publikoi në Instagram Stories një fotografi ku çifti shfaqej duke u puthur në një skelë, ndërsa në sfond shihej perëndimi i diellit.

Destri është e fundit ndër shtatë fëmijët e Steven Spielberg. Regjisori i vlerësuar me çmim Oscar ka gjithashtu Max, 41 vjeç, nga martesa me ish-bashkëshorten Amy Irving, si dhe Jessica, 50 vjeç, Theo, 38 vjeç, Sasha, 36 vjeç, Sawyer dhe Michaela, 30 vjeç, nga martesa me Kate Capshaw.


Shtuar më 28.09.2026 20:09

sultanbeyli escortCasibomjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişcasinoroyalcasibomcasibomcasibomcasibom girişcasibom girişcasibom girişcasibom girişcasibomcasibombahsegelsekabet