Seanca e radhës paraprake për çështjen e vrasjes së Egli Progës zgjati mbi dy orë, ndërsa të gjithë të akuzuarit kërkuan që procesi të zhvillohet me procedurën e gjykimit të shkurtuar.
Denis Meçe, i akuzuar për vrasje në bashkëpunim, kërkoi që çështja e tij të veçohet nga ajo e të pandehurve të tjerë dhe të shqyrtohet me gjykim të shkurtuar. Të njëjtën kërkesë ia paraqitën gjykatës edhe katër personat e tjerë të akuzuar për ngjarjen.
Të lidhura
None found
Gjykata nuk mori një vendim gjatë seancës për shkak të kompleksitetit të çështjes dhe caktoi muajin tetor për vijimin e saj, raporton gazetarja Lorena Kodra.
Në seancën e ardhshme pritet të vendoset nëse procesi ndaj të akuzuarve për vrasjen e Egli Progës do të zhvillohet sipas procedurës së zakonshme apo përmes gjykimit të shkurtuar.
