Protesta kundër qeverisë po vijon me tone gjithnjë e më të forta. Gjatë tubimit, aktivisti Edison Lika deklaroi se kërkesa e protestuesve ndaj kryeministrit Edi Rama nuk do të jetë më dorëheqja, por arrestimi i tij.
Lika tha se, duke nisur nga sot, thirrja e vetme që protestuesit do t’i drejtojnë kryeministrit do të jetë: “Arrestoni Ramën”.
Të lidhura
None found
“Nga sot i themi Ramës: Koha për dorëheqje ka mbaruar. Do të thërrasim vetëm: Arrestoni Ramën”, deklaroi ai.
Sipas aktivistit, Edi Rama nuk do ta mbyllë karrierën politike përmes një dorëheqjeje, por do të përfundojë “me pranga”.
“Nuk do të jetë aq me fat sa ta mbyllë karrierën e tij politike me dorëheqje, do ta mbyllë në pranga”, u shpreh Lika.
Deklarata u bë gjatë protestave të vijueshme kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, ku pjesëmarrësit kanë artikuluar kërkesa dhe akuza të ndryshme ndaj qeverisë.
