Ish-mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Kreshnik Çipi, ka shprehur skepticizëm të fortë për mundësinë që Armando Broja të rikthehet në nivelin e tij më të mirë. Sipas tij, pritja për sulmuesin 25-vjeçar ka zgjatur tashmë përtej çdo kufiri.
Të lidhura
None found
Çipi thekson se vëmendja nuk duhet të përqendrohet më te Broja, pasi nuk bëhet fjalë për një periudhë të shkurtër pritjeje. Ai nënvizon se prej 4 vitesh pritet shpërthimi i futbollistit nga Malësia e Madhe, por ai rikthim ende nuk ka ardhur.
“Për mendimin tim, duhet ta mbyllim këtë histori dhe të mos presim më nga Broja. Nuk mund të thuhet se po nxitojmë apo se nuk i kemi dhënë kohë të mjaftueshme. Nuk kemi pritur vetëm një vit, por 4 vite dhe Broja ende nuk po shfaqet”, u shpreh ish-mbrojtësi i Shqipërisë.
Ai shtoi se, pas Botërorit, Shqipëria duhej të kishte nisur kërkimin për një tjetër talent, duke përmendur si shembull rastin e Grudës.
“Broja pati mundësinë e madhe të luante në Angli, por nuk arriti ta shfrytëzonte. Nëse kthehet në formën e duhur, sigurisht që do të jetë i mirëpritur, por për mua kjo duket shumë e vështirë”, deklaroi Çipi për situatën e sulmuesit kuqezi.
