Mbrojtja e Kosovës neutralizoi Irlandën në fitoren 1-0

Kosova e filloi Ligën e Kombeve me suksesin 1-0 ndaj Irlandës, falë golit të Vedat Muriqit, por baza e kësaj fitoreje ishte paraqitja e sigurt e repartit defensiv.

Të lidhura

None found

Lumbardh Dellova, Ilir Krasniqi dhe Albian Hajdari formuan një treshe që e mbajti larg portës sulmin irlandez. Gjatë 90 minutave, mysafirët patën shumë pak hapësira dhe raste për ta vënë në provë Arijanet Muricin.

Irlanda e mbylli takimin me vetëm tri goditje, ndërsa vetëm një prej tyre shkoi në kuadrat. Në të njëjtën kohë, Kosova regjistroi 21 tentativa drejt portës kundrejt tri të kundërshtarit dhe pati tetë goditje në kuadrat, ndërsa Irlanda vetëm një.

Ilir Krasniqi spikati veçanërisht në përballjet fizike. Ai u përfshi në 11 duele, fitoi gjashtë prej tyre, kreu dy ndërhyrje dhe ndali një aksion të kundërshtarit.

Mbrojtësi i qendrës tregoi qetësi edhe në situatat kur topi qëndronte pranë zonës së rrezikshme. Me largime të sakta, ai nuk lejoi që Irlanda të krijonte aksione të dyta. Krasniqi kompletoi 52 nga 55 pasimet dhe u vlerësua me notën 7.6.

Albian Hajdari pati ndikimin më të madh në organizimin e lojës që nga prapavija. Ai realizoi 84 pasime, 73 prej të cilave të sakta, duke ndihmuar ndjeshëm në nisjen e aksioneve të Kosovës.

Hajdari regjistroi gjithashtu tri ndërprerje dhe një ndërhyrje. Në tetë duele, ai doli fitues në dy raste. Edhe paraqitja e tij u vlerësua me 7.6.

Kontributi i Lumbardh Dellovës ishte i rëndësishëm në të dyja fazat e lojës. Ai kreu 64 pasime, me 54 të sakta, fitoi pesë nga nëntë duelet e zhvilluara dhe realizoi tri ndërhyrje.

Dellova nuk u mjaftua vetëm me largimin e topit dhe përballjet fizike. Ai mori pjesë edhe në qarkullimin e topit dhe në ndërtimin e aksioneve nga thellësia, për çka u vlerësua me notën 7.4.

Roli i kësaj tresheje shkoi përtej detyrave tradicionale të mbrojtjes. Hajdari dhe Dellova e nisën shpesh lojën me pasime të sigurta, ndërsa Krasniqi reagoi me kujdes sa herë Kosova rrezikonte të humbiste kontrollin e topit.

Kjo organizim bëri që Irlanda të qëndronte larg zonës së Kosovës, ndërsa vendasit ta rikthenin shpejt posedimin. Statistikat e ndeshjes e pasqyrojnë qartë epërsinë e ekipit të Franco Fodës: Kosova pati 57 për qind të posedimit dhe 13 goditje brenda zonës, kundrejt vetëm tri të Irlandës.

Falë punës së mbrojtësve, edhe Arijanet Muric pati një mbrëmje relativisht të qetë. Portieri i Kosovës u vlerësua me 7.1 dhe regjistroi vetëm një pritje, pasi Irlanda rrallë arriti ta rrezikonte seriozisht portën e tij.

Muric gjithsesi u tregua i sigurt në daljet e tij dhe ndihmoi në kontrollimin e situatave të krijuara nga topat e gjatë.

Edhe pse rezultati përfundimtar ishte minimal, 1-0, paraqitja e Kosovës ishte dukshëm më bindëse sesa sugjeron shifra. Dellova, Krasniqi dhe Hajdari e mbyllën qendrën e mbrojtjes, ndërsa Murici pati nevojë për vetëm një pritje gjatë gjithë takimit.

Për Franco Fodën, kjo fitore përbën një sinjal të rëndësishëm për ndeshjet e ardhshme: Kosova krijoi shumë më tepër raste se Irlanda dhe arriti ta mbajë të izoluar sulmin e saj pothuajse gjatë gjithë sfidës.


sultanbeyli escortGrandpashabet girişJojobetCasibommarsbahisjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişjojobetsekabetcasibom güncel girişcasibom güncel girişcasibom girişcasibom girişcasibomcasibomcasibomholiganbetmarsbahisjojobetfixbetholiganbetmarsbahiscasibomjojobetholiganbetroketbetzbahiscasibombahsegeljojobetbahsegelsekabet