Aksident fatal në Itali, 51-vjeçari shqiptar humb jetën pasi bie në gropën e ashensorit gjatë punës

Një tragjedi ka ndodhur në një shesh ndërtimi në qytetin e Padovës, Itali, ku një shtetas shqiptar 51 vjeç ka gjetur vdekjen. Autoritetet e kanë identifikuar viktimën si Altin Kokici.

Sipas raportimeve të shtypit italian, trupi i pajetë i punëtorit u gjet gjatë orëve të vona të natës ndërmjet së mërkurës dhe të enjtes. Dyshohet se ai pësoi një rënie fatale në hapësirën boshe të ashensorit të një pallati ku po kryheshin punime, duke marrë plagë të rënda që i shkaktuan vdekjen.

Të lidhura

None found

Zbulimi i ngjarjes erdhi pasi familjarët e tij njoftuan policinë, të shqetësuar se nuk po arrinin të kontaktonin me të. Nëpërmjet gjurmimit të vendndodhjes së celularëve të tyre, ata konstatuan se ai nuk ishte larguar fare nga kantieri.

51-vjeçari nuk kishte dhënë shenja jete që nga orët e para të pasdites. Automjeti i tij i punës ishte i stacionuar në afërsi të ndërtesës, me derën e bagazhit ende të hapur. Pasi oficerët hynë në ambientet e kantierit, ata i telefonuan celularit të viktimës, zhurma e të cilit i çoi drejt pusit të ashensorit, ku e gjetën pa shenja jete. Aktualisht, hetimet janë në vijim për të sqaruar dinamikën e këtij aksidenti të rëndë.


Shtuar më 24.09.2026 22:14

sultanbeyli escortparla iptvjojobetGrandpashabet girişJojobetCasibompusulabetjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibom girişmarsbahis güncel girişjojobetsekabetholiganbet girişholiganbet girişholiganbet girişholiganbetholiganbetholiganbetholiganbetholiganbetmarsbahisjojobetfixbetholiganbetmarsbahiscasibomjojobetholiganbetroketbetzbahiscasibombahsegeljojobet