Vlora Hyseni në GJKKO, mohon dhënien e materialeve sekrete Agasit, zbardhen rolet e të pandehurve të tjerë

Gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë për emisionin “Now” me moderatore Erla Mëhillin, korrespondenti i Euronews Albania, Eni Ferhati, ndau informacione të reja nga seanca gjyqësore e së enjtes në Gjykatën Kundër Krimit të Organizuar, ku u shqyrtua çështja e ish-shefes së inteligjencës shtetërore, Vlora Hyseni. Sipas gazetarit, gjyqi vendosi masën e arrestit shtëpiak për ish-drejtuesen, e cila mohoi t’i ketë siguruar Ergys Agasit dokumente të klasifikuara.

Ai sqaroi se gjykata shqyrtoi kushtet e zbatimit të masave parandaluese për tre personat e përfshirë në hetim. Për zonjën Hyseni, gjykata hoqi pezullimin nga funksionet publike, pasi ajo tashmë ishte liruar nga posti i saj drejtues në shërbimin informativ shtetëror.

Të lidhura

None found

Ndërkohë, masa e ndalimit në banesë mbetet në fuqi. Vetë zonja Hyseni mori fjalën gjatë seancës, duke u drejtuar trupit gjykues dhe prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme. Mbrojtësi i saj ligjor, Kastriot Selita, argumentoi për një lehtësim të kufizimeve, por kërkesa u rrëzua nga autoriteti gjyqësor.

Referuar burimeve, ajo deklaroi se nuk i vuri asnjëherë në dorë Ergys Agasit informacione të natyrës sekret shtetëror. Ky qëndrim duket se përplaset me dëshminë paraprake që ajo kishte dhënë të premten e shkuar, në cilësinë e personit që ka dijeni, përpara se t’i komunikohej zyrtarisht statusi i të hetuarit dhe t’i shqiptohej masa shtrënguese.

Fillimisht, ajo kishte paraqitur një arsyetim sipas të cilit Agasi ishte rekrutuar ose bashkëpunonte me të. Paralelisht, hetimet hodhën dritë edhe mbi veprimet konkrete të dy të pandehurve të tjerë lidhur me Agasin.

Sa i takon përgjegjësit të laboratorit të policisë shkencore, Prokuroria e Posaçme dyshon se gjatë kohës që Agasi fshihej, ky i fundit i transmetoi atij konkluzionet laboratorike mbi nëntë dokumentet e kapura në automjetin e tij në muajin korrik. Pra, rezultatet e ekspertizës mbërritën te Agasi përmes komunikimeve me shefin e sektorit, përpara se vetë SPAK-u të njihej zyrtarisht me to.

Lidhur me Embro Sulejmanin, akuza e SPAK-ut është se ai e ndihmoi Agasin me furnizime ushqimore teksa ky i fundit ishte në arrati. Ferhati e përmblodhi kështu ecurinë e seancës së sotme, duke përmendur edhe tensionet në hyrje të gjykatës dhe atmosferën e rënduar, si dhe përpjekjen për të bërë presion mbi hetuesen Klodiana Lala.


sultanbeyli escortparla iptvjojobetGrandpashabet girişJojobetCasibompusulabetjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibom girişmarsbahis güncel girişjojobetsekabetholiganbet girişholiganbet girişholiganbet girişholiganbetholiganbetholiganbetholiganbetholiganbetmarsbahisjojobetfixbetholiganbetmarsbahiscasibomjojobetholiganbetroketbetzbahiscasibombahsegeljojobet