Një aksident i rëndë në qarkun Caraș-Severin të Rumanisë mori jetën e dy grave nga Mbretëria e Bashkuar gjatë pasditës së sotme.
Të lidhura
None found
Raportimet e mediave vendase tregojnë se mjeti tip furgon me të cilin lëviznin viktimat përfundoi i shtypur midis dy automjeteve të rënda, pas një përplasjeje me pasoja fatale.
Pavarësisht ndërhyrjes së ekipeve të shpëtimit, dy gratë mbetën të bllokuara në mjetin e deformuar rëndë dhe u konstatua vdekja e tyre në vendin e ngjarjes.

Sipas hetimeve paraprake, furgoni devijoi në sensin e kundërt të lëvizjes, duke u përplasur fillimisht me një kamion që ecte në drejtimin e rregullt.
Goditja ishte aq e fortë sa e ktheu furgonin përsëri në korsinë e duhur, ku më pas u godit nga një kamion i dytë dhe një kamionçinë. Pas kësaj, mjeti mbeti i ngujuar mes dy kamionëve dhe pasagjeret humbën jetën në çast.

Fotografitë nga vendi i tragjedisë dëshmojnë përmasat shkatërruese të aksidentit, ku furgoni shfaqet tërësisht i shkatërruar dhe i bllokuar midis mjeteve të tonazhit të lartë.
