David Alaba prezantohet te Udinese, i bashkohet Mërgim Vojvodës në Itali

Udinese ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e mbrojtësit austriak David Alaba, i cili ka firmosur një marrëveshje dyvjeçare me klubin.

Pas përfundimit të kontratës me Real Madridin më 30 qershor 2026, lojtari u bë i lirë në treg dhe nisi kërkimin për një skuadër të re.

Të lidhura

None found

Gjatë javëve të fundit, mediat e lidhnin atë me një rikthim të mundshëm në Gjermani, veçanërisht te Hamburgeri dhe Union Berlini, të cilat po kërkonin përforcime në prapavijë.

Por, rrugëtimi i tij vijon në Itali dhe jo në Bundesligë, siç u raportua më herët. Klubi italian zbuloi marrëveshjen të enjten, duke specifikuar se kontrata do të zgjasë deri më 30 qershor 2027.

“David Alaba vishet bardhezi. Përvojë, lidership dhe një karrierë në majat e futbollit global. Mirë se erdhe në Udine, David!”, shkruan klubi në njoftimin zyrtar.

Te Udinese, Alaba do të ndajë dhomat e zhveshjes me mbrojtësin e përfaqësueses së Kosovës, Mërgim Vojvoda, i cili iu bashkua ekipit gjatë kësaj vere nga Como.


Shtuar 24.09.2026 15:37

sultanbeyli escortparla iptvjojobetGrandpashabet girişJojobetCasibomsupertotobetjojobetjojobetizmir escortCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibom girişmarsbahis güncel girişjojobetsekabetholiganbet girişholiganbet girişholiganbet girişholiganbetholiganbetholiganbetholiganbetholiganbetmarsbahisjojobetfixbetholiganbetmarsbahiscasibomjojobetholiganbetroketbetzbahiscasibom