Një shkarkim i mundshëm i Michael Carrick do të ishte një goditje e rëndë financiare për Manchester United, nëse klubi arrin në përfundimin se punësimi i tij ishte një gabim.
Të lidhura
None found
Carrick, ish-mesfushori i ekipit, fillimisht mori rolin e trajnerit të përkohshëm dhe siguroi kualifikimin në Ligën e Kampionëve sezonin e shkuar, përpara se të emërohej si pasardhësi i përhershëm i Ruben Amorimit.
Amorimi u shkarkua në janar dhe ai vendim u justifikua nga forma e shkëlqyer e skuadrës në gjysmën e dytë të sezonit. Carrick e ngriti ekipin nga zona jashtë Ligës së Kampionëve deri në vendin e tretë, duke siguruar kthimin në kompeticionin elitar evropian.
Të dhënat financiare të klubit treguan se pagesa për Amorimin dhe stafin e tij arriti në rreth 10 milionë euro.
Duke qenë se kontrata e portugalezit kishte edhe 18 muaj të mbetur, United do të detyrohej të paguante rreth 19 milionë euro nëse ai nuk do të gjente shpejt një punë të re. Megjithatë, Amorimi iu bashkua Milanit në qershor, gjë që e uli ndjeshëm shumën e kompensimit.
Tani, megjithatë, sezoni i ri nuk ka nisur me të njëjtin optimizëm për Carrickun. Spekulimet për të ardhmen e tij po shtohen dhe raportohet se shkarkimi i tij mund t’i kushtojë Unitedit një vlerë të ngjashme.
Carrick nënshkroi gjatë verës një kontratë dyvjeçare dhe thuhet se përfiton rreth 8 milionë euro në vit.
Kjo e bën atë një nga trajnerët më të paguar në Premier League dhe një trajner mjaft të kushtueshëm për t’u shkarkuar.
