Teksa prej orës 10 ka nisur seanca plenare, e cila po shoqërohet me debate të ashpra mes palëve, ku kryefjalë është skandali “Hyseni” dhe cënimi i sigurisë kombëtare, deputetja e PS-së Ilva Gjuzi duket e ‘pa shqetësuar’.
Siç shihet nga pamjet e siguruara nga BalkanWeb, deputetja socialiste përhumbet duke bërë scroll në internet, ndërsa ka zgjedhur që si ‘terapi’ për të harruar stresin e politikës dhe debateve, që të bëjë shopping online.
Të lidhura
None found
Gjuzi shfaqet teksa kontrollon këpucë dhe shapka, edhe pse për këto të fundit sezoni duket se ka mbaruar pasi ka ardhur vjeshta, por ndoshta deputetja mund t’i kapë me ulje.
