Kosova–Irlanda: krahasimi i vlerës së ekipeve, lojtarëve më të shtrenjtë, renditjes në FIFA dhe formës në 10 ndeshjet e fundit

Përballja e sotme (e enjte) mes Kosovës dhe Irlandës në stadiumin “Fadil Vokrri” nuk ka vetëm peshë sportive, por nxjerr në pah edhe diferencat në vlerën e përfaqësueseve, pozicionet në renditjen botërore dhe ecurinë e tyre të fundit.

Të lidhura

None found

Të dyja kombëtaret zbresin në fushë sonte nga ora 20:45, në ndeshjen e parë të këtij edicioni të Ligës së Kombeve, ku secila synon një rezultat pozitiv.

Sipas të dhënave të Transfermarkt, vlera totale e ekipit të Kosovës arrin në 143.65 milionë euro.

Futbollisti më i vlefshëm te Dardanët është Fisnik Asllani, sulmuesi i Hoffenheim, i cili vlerësohet 35 milionë euro. Leon Avdullahu renditet pas tij me 30 milionë euro, ndërsa Albian Hajdari zë vendin e tretë me 25 milionë euro.

Në grupin e lojtarëve më të kushtueshëm përfshihen edhe Edon Zhegrova me 10 milionë euro dhe portieri Arijanet Muric me 7.5 milionë euro. Më pas vijnë kapiteni Vedat Muriqi me 4.5 milionë euro, Veldin Hoxha dhe Dion Gallapeni me nga 4 milionë euro, Milot Rashica me 3.5 milionë euro dhe Mërgim Vojvoda me 2.5 milionë euro.

Nga ana tjetër, përfaqësuesja e Irlandës ka vlerë të përgjithshme 188.90 milionë euro, sipas të njëjtit burim.

Te irlandezët, portieri Caoimhin Kelleher është më i shtrenjti me 28 milionë euro. Pas tij radhiten sulmuesi Troy Parrott me 25 milionë euro dhe Finn Azaz me 20 milionë euro. Jake O’Brein vlerësohet 18 milionë euro dhe Liam Kitching 14 milionë euro. Në listë përfshihen edhe Gavin Bazunu e James Abankwah me nga 8 milionë euro, si dhe Jason Knight e Tom Cannon me nga 7 milionë euro.

Në ranglistën e FIFA-s, Kosova mban vendin e 78-të, që është pozicioni më i lartë i arritur ndonjëherë nga “Dardanët”. Irlanda ndodhet më lart, në vendin e 55-të, ose 23 pozita mbi Kosovën.

Sa i përket formës së fundit, Kosova ka regjistruar pesë fitore, tri humbje dhe dy barazime në 10 ndeshjet e fundit zyrtare. Dardanët kanë mposhtur Suedinë dy herë, 2-0 dhe 0-1, ndërsa kanë fituar edhe ndaj Sllovenisë 0-2, Sllovakisë 3-4 dhe Andorrës 3-0. Tri humbjet kanë ardhur ndaj Zvicrës 4-0, Turqisë 0-1 dhe Çekisë 2-1. Dy barazimet janë shënuar ndaj Sllovenisë 0-0 dhe Zvicrës 1-1.

Irlanda, në 10 ndeshjet e fundit, ka pesë fitore, dy barazime dhe tri humbje. Irlandezët kanë triumfuar ndaj Armenisë 1-0, Portugalisë 2-0, Hungarisë 3-2, Grenadës 5-0 dhe Katarit 1-0. Dy barazimet janë regjistruar ndaj Maqedonisë së Veriut 0-0 dhe Kanadasë 1-1, ndërsa ndeshja me Çekinë përfundoi 2-2 pas 120 minutash, përpara se Irlanda të eliminohej me penallti. Dy humbjet e tjera erdhën ndaj Portugalisë 1-0 dhe Armenisë 2-1.

Edhe pse diferenca në vlerën e skuadrave nuk është e jashtëzakonshme — Irlanda vlerësohet rreth 45 milionë euro më shumë — në renditjen e FIFA-s hendeku është më i dukshëm. Megjithatë, këto shifra mbeten vetëm një pasqyrë statistikore para ndeshjes; përgjigjen përfundimtare do ta japë fusha e “Fadil Vokrrit”, ku të dyja skuadrat do të kërkojnë fitoren.


sultanbeyli escortparla iptvjojobetGrandpashabet girişJojobetCasibomsupertotobetjojobetjojobetjojobetCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibom girişmarsbahis güncel girişjojobetsekabetholiganbet girişholiganbet girişholiganbet girişholiganbetholiganbetholiganbetholiganbetholiganbetmarsbahisjojobetfixbetholiganbetmarsbahiscasibomjojobetholiganbetroketbetzbahis