Vinicius Junior ndodhet nën presion në radhët e Real Madridit, pas një paraqitjeje të zbehtë në përballjen ndaj Atletico Madridit. Trajneri Jose Mourinho e tërhoqi sulmuesin brazilian nga loja në minutën e 54-të, në një moment kur skuadra luante me një lojtar më pak dhe po humbiste.
Të lidhura
None found
Vendimi për ta zëvendësuar në atë fazë të ndeshjes e bëri situatën edhe më të dukshme. Mourinho preferoi t’i jepte fund herët paraqitjes së Viniciusit, duke hedhur në fushë Yan Diomanden për të luajtur thuajse gjithë pjesën e dytë. 19-vjeçari hyri menjëherë pas daljes me karton të kuq të një mbrojtësi dhe la gjurmë me energjinë dhe cilësinë e tij.
Të dhënat nga ndeshja në “Metropolitano” justifikojnë deri diku lëvizjen e trajnerit. Vinicius nuk arriti të gjeneronte as edhe një rast shënimi, goditi dy herë jashtë kuadratit, pati vetëm 22 kontakte me topin, provoi një driblim të vetëm dhe realizoi gjithsej tetë pasime përpara se të linte fushën.
Nga krahu tjetër, performanca e Diomandes e ka shtuar rivalitetin për pozicionin në krahun e majtë. Ai qëndroi në lojë për 36 minuta, përfundoi me sukses katër nga gjashtë driblimet, mbajti një saktësi pasimesh prej 90 për qind dhe triumfoi në nëntë nga 12 duelet. Ky paraqitje erdhi pas një tjetër prove bindëse kundër Elches, ku i riu shërbeu edhe një asist.
Ky zhvillim i ka shtuar dilemat për Mourinhon. Diomande po dëshmon se mund të jetë një opsion i fortë në atë pozicion, teksa Vinicius po kalon një moment mjaft të vështirë. Sidoqoftë, burime nga AS theksojnë se zëvendësimi në derbi nuk sinjalizon humbje besimi nga ana e trajnerit, i cili ende e sheh brazilianin si element thelbësor të projektit të tij afatgjatë.
Diskutimi është shtrirë edhe në televizionet spanjolle. Në programin El Chiringuito, ish-lojtari Javi Balboa vuri në dyshim përkushtimin dhe reagimin e Viniciusit në disa episode, ndërsa Jorge D’Alessandro theksoi se vështirësitë e lojtarit duhet të analizohen edhe në prizmin e lojës kolektive të Real Madridit dhe prirjes së Mbappes për të lëvizur shpesh në krahun e majtë.
Sfida e radhës mbërrin pas ndërprerjes për ndeshjet e kombëtareve. Real Madridi do të nisë përgatitjet për takimin kundër Villarrealit në La Liga, ku Mourinho do të duhet të vendosë nëse do ta rikthejë Viniciusin në formacionin titullar ose do t’i japë më shumë minuta Diomandes, duke marrë parasysh formën e fundit të të dy lojtarëve.
