Masakër në Afrikën e Jugut: 11 persona humbin jetën pasi tre të armatosur sulmojnë një banesë në Durban

Një masakër ka tronditur Afrikën e Jugut mbrëmjen e së martës, kur tre persona të armatosur sulmuan një shtëpi në lagjen KwaMakhutha pranë Durbanit, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 11 vetave. Brenda banesës ndodheshin 14 persona, prej të cilëve 13 ishin burra dhe një grua shtatzënë, të cilët po festonin.

Të lidhura

None found

Sipas të dhënave zyrtare nga policia, dhjetë viktima humbën jetën në vend, ndërsa katër të plagosur u transportuan drejt spitalit. Njëri prej të plagosurve nuk i mbijetoi plagëve dhe ndërroi jetë më vonë. Pas krimit, autorët dogjën makinën e njërës prej viktimave dhe u arratisën.

Autoritetet po kryejnë hetime dhe nuk hedhin poshtë mundësinë e një përplasjeje midis grupeve rivale, pasi dyshohet se disa nga viktimat ishin nën monitorim për veprimtari të paligjshme.

Afrika e Jugut mban një nga normat më të larta të vrasjeve në nivel global, me një mesatare ditore prej më shumë se 60 vdekjesh.


Shtuar 23.09.2026 09:28

sultanbeyli escortparla iptvstarzbetjojobetJojobetCasibominterbahisjojobetholiganbetizmir escortCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetbullbahismarsbahis güncel girişjojobetsekabetbetparkbetparkMadridbetMadridbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetcasibomholiganbetmarsbahiscasibom girişjojobetfixbetholiganbetmarsbahisbahsegelcasibomjojobetholiganbetzbahisroketbet