Dogana e Kosovës sqaron afatin dhe të drejtën për ankesë ndaj vendimeve

Dogana e Kosovës u ka rikujtuar qytetarëve se kanë të drejtë të ankohen ndaj vendimeve të saj, kur ato lidhen me zbatimin e legjislacionit doganor dhe ndikojnë drejtpërdrejt e individualisht tek personi në fjalë.

Të lidhura

None found

Kjo e drejtë përcaktohet në Nenin 27 të Kodit Nr. 08/L-247 Doganor dhe të Akcizave.

Sipas njoftimit të Doganës, çdo person mund të kundërshtojë një vendim të nxjerrë nga institucioni për zbatimin e legjislacionit doganor, nëse vendimi ka lidhje të drejtpërdrejtë dhe individuale me të.

Ankesa lejohet edhe në rastet kur personi ka kërkuar nxjerrjen e një vendimi, por nuk e ka marrë atë brenda afatit të parashikuar.

Dogana ka sqaruar se kjo e drejtë mund të ushtrohet edhe kur një aplikues nuk e pranon vendimin përkatës brenda afateve të përcaktuara në Kod.

Në materialin informues të publikuar nga institucioni, e drejta për ankesë përshkruhet si një mekanizëm që siguron mbrojtje dhe trajtim të drejtë.

Dogana thekson se njohja e të drejtave të palëve është element i rëndësishëm për zhvillimin e një procedure doganore transparente dhe të drejtë.

Sipas Kodit Nr. 08/L-247, ankesa duhet të dorëzohet brenda 30 ditëve nga momenti i njoftimit për aktin ose pas përfundimit të afatit të përcaktuar për nxjerrjen e vendimit. Dogana, ndërkaq, duhet të marrë vendim për ankesën brenda 60 ditëve.

Për informata shtesë, institucioni ka vënë në dispozicion numrin pa pagesë 0800 500 95.


Shtuar 22.09.2026 19:05

sultanbeyli escortparla iptvstarzbetjojobetJojobetMarsbahisbetsmovejojobetholiganbetizmir escortMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetbullbahismarsbahis güncel girişjojobetsekabetPusulabetHoliganbetSüperbetinBetparkCratosroyalbetHoliganbetcasibomholiganbetmarsbahiscasibom girişjojobetfixbetholiganbetmarsbahisbahsegelcasibomjojobetholiganbetzbahisroketbet