Kandidati i VLEN-it për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Jakup Huseini, ka filluar takimet me qytetarët në kuadër të fushatës për zgjedhjet e parakohshme lokale. Në këto takime ai shoqërohet nga kryetari i Komunës së Sarajit, Muhamet Elmazi.
Të lidhura
None found
Ndalesa e parë e Huseinit ishte Çellopeku, ku ai u takua me banorët dhe deklaroi se është i përgatitur të nisë betejën për ta fituar Komunën e Bërvenicës.
Gjatë fjalës së tij, kandidati premtoi se, nëse merr mandatin, do t’u shërbejë të gjithë qytetarëve pa asnjë dallim.
