Në fjalimin hapës të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Sekretari i Përgjithshëm Antonio Guterres paralajmëroi se përçarjet gjeopolitike po thellohen, ndërsa kërcënimet ndaj botës po shtohen.
Të lidhura
None found
“Çarjet janë shndërruar në kanione”, u shpreh Guterres, duke vënë në dukje thellimin e ndasive politike dhe rritjen e pabarazive.
Një pjesë të fjalës së tij ai ia kushtoi edhe përparimit të shpejtë të inteligjencës artificiale. Guterres tha se njerëzimi po u delegon gjithnjë e më shumë fuqi makinave, ndërsa armët autonome të drejtuara nga inteligjenca artificiale po kalojnë nga fantashkenca në realitetin ushtarak.
Sipas Sekretarit të Përgjithshëm, institucionet ndërkombëtare nuk po ecin me të njëjtin ritëm me ndryshimet teknologjike dhe kërcënimet e reja.
Duke iu referuar konflikteve në Lindjen e Mesme, Sudan, Ukrainë dhe në zona të tjera të botës, Guterres theksoi: “Vetëm fuqia ushtarake nuk mund të sigurojë paqen”. Ai kërkoi forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar për përballimin e krizave.
Fjalimi i tij hapi punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ndërsa Guterres po i afrohet përfundimit të mandatit si Sekretar i Përgjithshëm, në fund të këtij viti.
