Jeton Mehmeti: Drenica ka marrë formë, synojmë stabilitet dhe luftë për çdo pikë

Drenica po përjeton një periudhë të mirë në kampionat, pasi e nisi sezonin me vështirësi dhe i nevojitej kohë për të ndërtuar ekipin. Fitorja ndaj Vushtrrisë dhe ajo kundër Llapit i kanë dhënë skuadrës pikët e shumëpritura, por edhe një paraqitje të fortë, e dëshmuar nga shtatë golat e shënuar dhe asnjë gol i pësuar.

Të lidhura

None found

Trajneri Jeton Mehmeti, në një intervistë për Telegrafin, ka analizuar fillimin e edicionit, përmirësimin e fundit të ekipit dhe synimet që Drenica ka për pjesën e mbetur të kampionatit.

Tekniku kuqezi thekson se tri barazimet dhe dy humbjet në pesë javët e para erdhën në një periudhë kur skuadra nuk ishte konsoliduar ende. Sipas tij, përgatitjet e nisura me vonesë dhe kompletimi i vonshëm i grupit ndikuan në rezultatet e fillimit.

“Duke marrë parasysh vështirësitë që patëm me nisjen e përgatitjeve dhe ndërtimin e skuadrës, besoj se mund të jemi të kënaqur me pikët e grumbulluara. Tashmë e kemi më të kompletuar fondin e lojtarëve dhe po shihen rezultatet e punës së bërë”.

“Në katër xhirot e para na qëlloi të përballeshim me katër skuadra që kishin luajtur në garat evropiane dhe që përgatitjet i kishin nisur rreth një muaj më herët se ne. Koha e kufizuar në dispozicion dhe moskompletimi i ekipit na dëmtuan, ndërsa futbollistët ende nuk e njihnin sa duhet njëri-tjetrin”, ka deklaruar fillimisht Mehmeti.

Ai shtoi se, pavarësisht këtyre pengesave, Drenica zhvilloi ndeshje shumë të mira dhe ishte në nivel të barabartë me kundërshtarët.

Pas disfatës 4-1 nga Prishtina, ekipi reagoi me dy triumfe radhazi, duke regjistruar një bilanc të shkëlqyer prej shtatë golash të realizuar dhe asnjë të pësuar.

“Me kalimin e ndeshjeve, skuadra nisi ta gjejë veten dhe puna e madhe që kemi bërë filloi të shfaqej në fushë. I shqyrtuam gabimet e ndeshjeve të mëparshme dhe punuam për t’i korrigjuar. Përballë Vushtrrisë, e veçanërisht ndaj Llapit, treguam paraqitje të jashtëzakonshme dhe versionin e vërtetë të kësaj skuadre”.

“Dy takimet e fundit dëshmuan se ekipi po harmonizohet dhe po fiton formë. Futbollistët iu përgjigjën me përgjegjësi të madhe kërkesave dhe detyrave. Është një avantazh që kemi lojtarë me karakter, të cilët luftojnë fort për ngjyrat e klubit. Që në fillim u kam kërkuar të luftojnë për respektin dhe dinjitetin e tyre, si dhe ta mbajnë me krenari këtë fanellë të shenjtë”, vijoi ai.

Mehmeti kërkon që Drenica ta ruajë këtë ritëm dhe të vazhdojë punën pa presion, duke u përqendruar te zhvillimi i skuadrës.

“Duhet të vazhdojmë të punojmë të qetë dhe të fokusohemi vetëm te vetja. Brenda grupit kemi krijuar një konkurrencë të shëndetshme dhe tani kemi më shumë zgjedhje në pozicione të caktuara. Shpresoj të mos përballemi me lëndime dhe të synojmë vazhdimisht ta përmirësojmë formën sportive”.

“Synimi ynë është ndeshja e radhës dhe ruajtja e formës së mirë. Do të luftojmë për çdo pikë dhe duam të jemi kundërshtar i denjë për secilën skuadër. Objektivi është të jemi të qëndrueshëm në tabelë dhe të dëshmojmë se Drenica meriton respekt për emrin dhe traditën që përfaqëson”.

Në përfundim, trajneri i Drenicës iu drejtua tifozëve me kërkesën që të vazhdojnë ta përkrahin ekipin në ndeshjet e ardhshme.

“U kërkoj tifozëve të na përkrahin në mënyrë maksimale. Rreth 70 për qind e futbollistëve janë nga Drenica, ndaj i ftoj të jenë sa më të shumtë në stadium, ashtu siç ishin në sfidën e fundit me Llapin, e cila ishte shumë emocionale”.

“Ajo ndeshje ishte veçanërisht emocionuese edhe për shkak të ngjarjeve të fundit që ndodhën pas dënimit të çlirimtarëve tanë. Përkrahja ishte shumë e madhe dhe e mbushur me emocione”, përfundoi Mehmeti.


Shtuar 22.09.2026 14:19

sultanbeyli escortparla iptvstarzbetjojobetJojobetMarsbahisbetsmovejojobetjojobetizmir escortMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetbullbahismarsbahis güncel girişjojobetsekabetPusulabetHoliganbetSüperbetinBetparkCratosroyalbetHoliganbetcasibomholiganbetmarsbahiscasibom girişjojobetfixbetholiganbetmarsbahisbahsegelcasibomjojobetholiganbetzbahis