Operacioni për AKSHI, SPAK njoftim zyrtar: Arrest shtëpie dhe pezullim nga detyra për drejtoreshën e SHISH Vlora Hyseni, kontroll banesës së ish-kreut të Policisë së Shtetit Ilir Proda

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) , ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me operacionin e ndërmarrë mëngjesin e të sotëm, në kuadër të hetimeve që vijojnë për dosjen e AKSHI-t.

Me kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme caktoi masën e arrestit në shtëpi dhe pezullim nga detyra për drejtoreshën e Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH), Vlora Hyseni, si person në hetim për dy vepra penale, nxjerrje e sekretit hetimor dhe përkrahje të autorit të krimit.

Të lidhura

None found

SPAK thotë se masa e arrestit në burg është lëshuar për shtetasin Fatjon Kalluci, me detyrë “Përgjegjës Sektori” në Institutin të Policisë Shkencore, si dhe për Embro Sulejmani, punonjës i shoqërisë “Agroturizëm Kodra e Kuajve”.

Për të dy këta persona, masa është ekzekutuar.

Po ashtu, SPAK konfirmon kontrollet e ushtruara në banesën e ish kreut të Policisë së Shtetit, Ilir Proda.

Kontrolle janë ushtruar gjithashtu edhe në kompleksin e vilave që ndodhen në adresën; kryqëzimi i rrugës “Durrësi në Shekuj” dhe rrugës “Bajram Tusha”, në zonën e Shkozet, Durrës.

Njoftimi i SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po kryhen hetime në kuadër të procedimit penal nr. 20/1 të vitit 2025.

Pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionit dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr. 67, datë 21.9.2026 ka caktuar këto masa sigurimi:

“Arrest në shtëpi” dhe “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, parashikuar nga nenet 237 dhe 242 të Kodit të Procedurës Penale, ndaj shtetases V. H., me detyrë Drejtor i Shërbimit Informativ Shtetëror (SHSH), si person nën hetim për veprat penale të parashikuara nga nenet 320/2 dhe 295/a/1 të Kodit Penal.
“Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale për shtetasin F.K., me detyrë “Përgjegjës Sektori” në Institutin të Policisë Shkencore, si person nën hetim për veprën penale të parashikuar nga neni 295/a/1 i Kodit Penal.
“Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale për shtetasin E.S., punonjës i shoqërisë “Agroturizëm Kodra e Kuajve”, si person nën hetim për veprën penale të parashikuar nga neni 302/2 i Kodit Penal.
Këto vendime i janë dërguar Policisë së Shtetit e cila ka ekzekutuar dy prej tyre.

Me vendimin nr. 618, datë 20.9.2026, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionit dhe Krimin e Organizuar, ka lejuar kontrollin e banesës dhe kontrollin personal të shtetasit I.P., ish funksionar i lartë i Policisë së Shtetit.

Me vendimin nr. 619, datë 21.9.2026, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lejuar kontrollin e kompleksit të vilave që ndodhen në adresën; kryqëzimi i rrugës “Durrësi në Shekuj” dhe rrugës “Bajram Tusha”, në zonën e Shkozet, Durrës.

Prokuroria e Posaçme falënderon Policinë e Shtetit për mbështetjen në ekzekutimin e këtyre vendimeve.


Shtuar 22.09.2026 14:14

sultanbeyli escortparla iptvstarzbetjojobetJojobetMarsbahisinterbahisjojobetjojobetizmir escortMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetbullbahismarsbahis güncel girişjojobetsekabetPusulabetHoliganbetSüperbetinBetparkCratosroyalbetHoliganbetcasibomholiganbetmarsbahiscasibom girişjojobetfixbetholiganbetmarsbahisbahsegelcasibomjojobetholiganbet