Deputeti i Vetëvendosjes, Alban Krasniqi, ka reaguar ashpër ndaj PDK-së për qëndrimin e saj politik ndaj Gjykatës Speciale.
Të lidhura
None found
Sipas Krasniqit, uniteti nuk mund të ndërtohet përmes presionit, mashtrimit apo llogarive partiake. Ai ka thënë se PDK-ja ende nuk e ka kuptuar dëmin që, sipas tij, i ka shkaktuar Kosovës, jo vetëm përmes çështjes së Gjykatës Speciale.
“Uniteti nuk është pazar, o PDK, e as UÇK-ja dhe historia e saj nuk është plaçkë për ta tregtuar si t’ju teket”, ka shkruar ai.
Krasniqi ka vlerësuar se PDK-ja po përpiqet ta shmangë përgjegjësinë përmes sloganeve shfajësuese ndaj vetes dhe deklaratave kërcënuese ndaj të tjerëve.
“Jo më! Jo në emrin tim!”, ka deklaruar deputeti i VV-së.
Ai e ka akuzuar PDK-në se Gjykatën Speciale ia bëri UÇK-së “vetëm për pushtet e luks shfrenues”, duke thënë se kjo parti do të mbahet mend për këtë veprim.
