Osman Selmani lirohet nga paraburgimi në Serbi; vajza: Pas shumë ditësh ankthi, u ribashkuam

Osman Selmani, i ndaluar nga autoritetet serbe në korrik të këtij viti, është liruar nga paraburgimi.

Të lidhura

None found

Lajmin e ka konfirmuar vajza e tij, Florie Selmani, përmes një postimi në Facebook.

“Me gëzim të madh dhe mirënjohje ndaj Zotit, ju bëjmë të ditur se sot, më 21.09.2026, babai ynë, Osman Selmani, është liruar nga paraburgimi në Beograd. Tashmë jemi takuar me babanë tonë në pikën kufitare në Merdare. Pas kaq ditësh ankthi, malli dhe pritjeje, ky është një prej çasteve më të lumtura për familjen tonë”, thuhet në njoftimin e saj.

Selmani ishte arrestuar në pikën kufitare në Mutivodë, nën dyshimin për “Krime lufte”.

Sipas pretendimeve të Serbisë, më 14 qershor 1999, në lagjen “Sofalia” të Prishtinës, ai, në bashkëpunim me disa pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, privoi nga jeta çiftin Vladimir dhe Persa Stanisavljeviq.

Familjarët e Selmanit, ndërkohë, kanë deklaruar se në periudhën kur dyshohet se është kryer krimi, e gjithë familja ndodhej në Maqedoni, pasi ishte dëbuar nga forcat serbe.


Shtuar 21.09.2026 23:05

sultanbeyli escortparla iptvstarzbetjojobetJojobetMarsbahisklasbahisjojobetjojobetbetgitMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetbullbahismarsbahis güncel girişjojobetsekabetPusulabetHoliganbetSüperbetinBetparkCratosroyalbetHoliganbetcasibomholiganbetmarsbahiscasibom girişjojobetfixbetholiganbetmarsbahisbahsegelcasibomjojobet