Ardian Gjini zhvillon takim me delegacionin e lartë shtetëror e diplomatik nga Franca

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, priti në një takim delegacionin e lartë shtetëror dhe diplomatik nga Franca.

Të lidhura

None found

Gjatë takimit, Gjini i uroi mirëseardhjen ambasadorit të sapoemëruar francez në Kosovë, Sh.T. Jean-François Huchet, në misionin e tij të ri.

Në bisedën me delegacionin francez, ku morën pjesë edhe senatorët e Senatit Francez Marta de Cidrac, Laurence Harribey, Alain Milon dhe Arnaud Bazin, të kryesuar nga Marta de Cidrac, Gjini theksoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe koordinimit me aleatët strategjikë të Kosovës.

Ai vlerësoi se, përballë sfidave aktuale dhe proceseve historike nëpër të cilat po kalon populli ynë, partneriteti me aleatët është i domosdoshëm.

Palët diskutuan gjerësisht për mbështetjen që Franca mund t’i japë Kosovës në proceset integruese, veçanërisht për anëtarësimin në Këshillin e Evropës, si dhe për vizionin e Aleancës për një shtet të zhvilluar dhe plotësisht të integruar në familjen evropiane.

Gjini nënvizoi se Kosova ka nevojë për përkrahjen e Francës, të cilën e konsideroi partner të fuqishëm dhe të pazëvendësueshëm në rrugëtimin shtetndërtues të vendit.


Shtuar 21.09.2026 16:33

Tags: , ,
sultanbeyli escortparla iptvstarzbetjojobetJojobetMarsbahisklasbahisjojobetjojobetvaycasinoMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetbullbahismarsbahis güncel girişjojobetsekabetAvvabetAvvabetAvvabet GirişAvvabetAvvabet GirişAvvabet GirişAvvabetcasibomholiganbetmarsbahiscasibom girişjojobetfixbetholiganbetmarsbahis