Klaus Zellmer do të drejtojë Volvo Cars, ndërsa Samuelsson do të mbikëqyrë tranzicionin deri në vitin 2027

Volvo Cars ka përcaktuar drejtuesin që pritet të udhëheqë kompaninë në periudhën e ardhshme të transformimit.

Të lidhura

None found

Klaus Zellmer, aktualisht në krye të Škoda-s, do të emërohet CEO i prodhuesit suedez jo më vonë se 1 tetori 2027. Deri në atë moment, detyrën do ta vijojë ta mbajë Håkan Samuelsson, i cili do të angazhohet edhe në procesin e transferimit të përgjegjësive, njoftoi kompania të dielën.

Me mbi 30 vite eksperiencë në sektorin e automobilave, drejtuesi gjerman pritet të sjellë në Volvo përvojën e tij të gjerë menaxheriale.

Që prej vitit 2022, Zellmer ka drejtuar Škoda-n, duke ndihmuar markën të renditet ndër më të shiturat në Evropë. Gjatë vitit të kaluar, kompania arriti rezultate rekord, ndërsa në gjysmën e parë të vitit 2026 regjistroi edhe shifra rekord për dërgesat e automjeteve elektrike.

Përpara drejtimit të Škoda-s, Zellmer ka qenë pjesë e bordit drejtues të divizionit të automjeteve të pasagjerëve të Volkswagen. Ai ka punuar gjithashtu për më shumë se 20 vjet në Porsche, ku ka drejtuar, ndër të tjera, operacionet e kompanisë në Gjermani dhe në Amerikën e Veriut. /Telegrafi/


Shtuar 21.09.2026 15:31

sultanbeyli escortparla iptvstarzbetjojobetJojobetMarsbahisklasbahisjojobetjojobetvaycasinoMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetbullbahismarsbahis güncel girişjojobetsekabetAvvabetAvvabetAvvabet GirişAvvabetAvvabet GirişAvvabet GirişAvvabetcasibomholiganbetmarsbahiscasibom girişjojobetfixbetholiganbetmarsbahis