Erblin Osmani e ka pritur prej kohësh mundësinë për të veshur fanellën e Kosovës dhe shprehet krenar që kjo dëshirë është realizuar.
Të lidhura
None found
Futbollisti i talentuar i Bayern Munichut, vetëm 17 vjeç, do të jetë pjesë e “Dardanëve” në Ligën e Kombeve, pasi u ftua nga tekniku gjerman.
Pas mbërritjes në Prishtinë, mesfushori foli për FFK-në dhe tha se e gëzon mundësia që tani të tregojë aftësitë e tij me përfaqësuesen.
Ai nënvizoi se dëshira për të luajtur për Kosovën ka qenë e vazhdueshme dhe se ndihet shumë krenar që tashmë e ka këtë mundësi.
Osmani beson se Kosova mund të synojë rezultate të mëdha, pasi sipas tij përfaqësuesja ka potencial të konsiderueshëm.
Mesfushori falënderoi Franco Foden, Agim Ademin dhe gjithë stafin për ftesën dhe pritjen e ngrohtë. Mirënjohje shprehu edhe për Bayern Munichun, që, siç deklaroi, e ka ndihmuar të arrijë deri në këtë pikë.
Seanca e parë stërvitore e Kosovës është planifikuar të nisë në orën 18:00.
