Klevi Qefalia veçon Teutën dhe Egnatian: Pretendimet për titull provohen në fushë

Mesfushori 22-vjeçar i Dinamos, Klevi Qefalia, ishte i ftuar në emisionin “Rubrika Sportive”, që transmetohet çdo të diel në RTSH. Pas përfundimit të javës së pestë të Superiores, ai foli për skuadrat që i konsideron rivale të forta në këtë fazë të kampionatit.

Të lidhura

None found

Qefalia theksoi se gara është ende e gjatë dhe se në javët e ardhshme mund të ketë edhe surpriza. Sipas tij, te Dinamo ekziston bindja se pretendimi për titull duhet të shfaqet në fushën e lojës, ndërsa skuadra ka ende aspekte për të përmirësuar.

Mesfushori përmendi Teutën dhe Egnatian si ekipet më të forta të momentit. Megjithatë, ai nënvizoi se rruga deri në fund është e gjatë dhe se synimi për titull kampion nuk dëshmohet vetëm përmes fjalëve, por mbi të gjitha me paraqitjet në fushë.

“Deri tani kemi bërë mirë, edhe pse sigurisht kemi ende gjëra për të përmirësuar. Me kalimin e kohës besoj se do të paraqitemi edhe më mirë”, u shpreh Klevi Qefalia.


sultanbeyli escortparla iptvstarzbetjojobetJojobetMarsbahisklasbahisjojobetjojobetvaycasinoMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetbullbahismarsbahis güncel girişjojobetsekabetAvvabetAvvabetAvvabet GirişAvvabetAvvabet GirişAvvabet GirişAvvabetcasibomholiganbetmarsbahiscasibom girişjojobetfixbetholiganbet