Granit Xhaka pranon se mori certifikatë të falsifikuar COVID-19: Isha i përfshirë nga frika dhe pasiguria

Granit Xhaka ka pohuar se kishte siguruar një certifikatë vaksinimi kundër COVID-19, ndërsa rasti i tij po hetohet nga Prokuroria e Luzernit.

Të lidhura

None found

Çështja u bë publike nga “Blick”, e cila raportoi se kapiteni i Zvicrës dyshohej se kishte marrë certifikata të falsifikuara të COVID-19. Xhaka pritet të merret në pyetje nga autoritetet në fillim të tetorit.

Para se të paraqitej për t’u pyetur, futbollisti reagoi përmes një deklarate të publikuar në Instagram, ku tha se donte ta trajtonte vetë një çështje nga e kaluara e tij, për të cilën ishte raportuar gjatë ditëve të fundit.

Xhaka shpjegoi se në kohën kur bëhej fjalë për vaksinimin kundër COVID-19 kishte pasur pasiguri të mëdha dhe shqetësime serioze. Ai tha se nuk kishte besim te vaksina dhe se ishte i pushtuar nga frika e pasiguria.

Në atë gjendje emocionale, në vend që të kërkonte sqarime përmes kanaleve të duhura, ai zgjodhi të siguronte një certifikatë vaksinimi.

Sot, kapiteni i Zvicrës e konsideron atë vendim të gabuar dhe pranon se bëri një gabim, për të cilin shprehu keqardhje.

Ai deklaroi gjithashtu se merr përgjegjësinë për veprimin, është i gatshëm që çështja të hetohet dhe po bashkëpunon plotësisht me autoritetet përkatëse.

Ndërkohë, Federata Zvicerane e ka përjashtuar Xhakën nga ekipi kombëtar deri në zgjidhjen e situatës.


sultanbeyli escortparla iptvstarzbetjojobetJojobetMarsbahisklasbahisjojobetjojobetsuperbetMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetbullbahismarsbahis güncel girişjojobetsekabetAvvabetAvvabetAvvabet GirişAvvabetAvvabet GirişAvvabet GirişAvvabetcasibombahsegel girişbahsegelholiganbetmarsbahiscasibom girişjojobetfixbetholiganbet