Vritet në Delaware nëna e pesë fëmijëve, gjuetari thotë se e mori për dre

Një grua 39-vjeçare, nënë e pesë fëmijëve, u qëllua për vdekje në Delaware të SHBA-së nga një gjuetar, i cili pretendon se e kishte ngatërruar me një dre.

Të lidhura

None found

Viktima ishte Santos Maria Chilel Soto, banore e Georgetown. Ngjarja e rëndë u regjistrua mbrëmjen e së premtes, më 18 shtator, në zonën e Ellendale.

Rreth orës 19:40, 39-vjeçarja po kalonte nëpër një fushë së bashku me një burrë dhe dy fëmijë. Në atë moment, 74-vjeçari Walter Moorhead, nga Salisbury i Marylandit, ndodhej në të njëjtin vend dhe e qëlloi atë për vdekje. Para autoriteteve, ai ka deklaruar se e kishte marrë viktimën për një dre.

Moorhead akuzohet për vrasje nga pakujdesia, mbajtje të armës së zjarrit gjatë kryerjes së një krimi dhe tre akuza për rrezikim të shkallës së parë. Pas pagesës së një garancie prej 43 mijë dollarësh, ai u la i lirë.

Raportimet e mediave amerikane bëjnë të ditur se Soto ishte me origjinë nga Guatemala dhe linte pas pesë fëmijë. Pas ndarjes së saj nga jeta, në internet është hapur një fushatë për mbledhjen e parave që do të përdoren për shpenzimet e funeralit dhe dërgimin e trupit të saj në Guatemala.


Shtuar 21.09.2026 09:45

sultanbeyli escortparla iptvstarzbetjojobetJojobetMarsbahisklasbahisjojobetjojobetsuperbetMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetbullbahismarsbahis güncel girişjojobetsekabetAvvabetAvvabetAvvabet GirişAvvabetAvvabet GirişAvvabet GirişAvvabetcasibombahsegel girişbahsegelholiganbetmarsbahiscasibom girişjojobetfixbetholiganbet