Me ftesë të Kryeministrit të Shtetit të Katarit dhe Bloomberg, ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ishte sot e pranishme në New York, në hapjen e “Qatar Economic Forum, Powered by Bloomberg”.
Të lidhura
None found
Në një postim në Facebook, Osmani shkroi se, në një periudhë ndryshimesh të thella gjeopolitike dhe ekonomike, forumi bashkon udhëheqës politikë, drejtues institucionesh ndërkombëtare, si dhe kompanitë më të mëdha amerikane e ndërkombëtare, për të trajtuar sfidat dhe mundësitë që po përcaktojnë ekonominë dhe sigurinë globale.
Sipas saj, pjesëmarrja në organizime të tilla krijon mundësi për fuqizimin e partneriteteve ndërkombëtare, sigurimin e mbështetjes për Kosovën dhe hapjen e perspektivave të reja për investime e zhvillim.
Osmani shtoi se Kosova duhet të jetë gjithmonë e pranishme në vendet ku diskutohen dhe krijohen mundësitë e së ardhmes.
