Haxhiu pas identifikimit të tri viktimave: I përkisnin “Grupit të Intelektualëve

Pas konfirmimit përmes analizave të ADN-së të identitetit të tri viktimave, ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, deklaroi se përpjekjet për gjetjen e personave të zhdukur nuk do të ndërpriten. Mbetjet mortore të viktimave ishin zhvarrosur nga varrezat masive në Kalludër dhe Jabukë të Zubin Potokut.

Të lidhura

None found

Në një reagim në Facebook, Haxhiu bëri të ditur se viktimat ishin shqiptarë nga Skenderaj dhe Mitrovica, pjesëtarë të grupit të njohur si “Grupi i Intelektualëve”, të cilët u rrëmbyen nga forcat serbe më 19 prill 1999.

Ajo theksoi se familjet e tyre kaluan 27 vjet pa e ditur vendndodhjen e njerëzve më të dashur, ndërsa tani, ndonëse dhimbja vazhdon, pritjes së gjatë i është dhënë fund.

Haxhiu shprehu solidaritetin me këto familje dhe tha se bashkëndien edhe me familjarët e tjerë, të cilët presin në javët e ardhshme rezultatet e gërmimeve.

Sipas saj, kërkimi do të vazhdojë deri në gjetjen e personit të fundit të zhdukur me dhunë dhe deri në nxjerrjen e përgjegjësve para drejtësisë.


Shtuar 19.09.2026 17:56

sultanbeyli escortparla iptvcasinofaststarzbetjojobetJojobetMarsbahisvaycasinojojobetjojobetmarsbahisMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetbullbahisbahsegelmarsbahis güncel girişjojobetzbahiscasibomJojobet GirişsekabetpusulabetpusulabetcratosroyalbetholiganbetjojobetJojobetJojobetcasibombahsegel giriş