Etrit Berisha, pritet të rikthehet në Kombëtaren shqiptare. Trajneri Rolando Maran, i cili do të zbulojë zyrtarisht të shtunën në orën 11 të paradites listën, portën pritet t’ia besojë pikërisht Berishës.
“Klan News” raporton se gardiani kuqezi, do të jetë prezent në listën për ndeshjet e Ligës së Kombëve, ku me shumë gjasa do të marrë edhe vendin e titullarit ndaj Bjellorusisë, duke pasur parasysh faktin se Tomas Strakosha është i dëmtuar.
Alen Sherri nuk po merr minuta te Kaljari, teksa i vetmi portier me minuta është Mario Dajsinani. Gardiani 37-vjeçar është pjesë e Hacken në Suedi.


